Në stadiumin “Old Trafford” sonte me fillim nga ora 21:00 do të zhvillohet dueli i parë i çerekfinales së Ligës së Evropës ndërmjet Manchester United dhe Sevillas.

United siguroi çerekfinalen pasi që e eliminoi Real Betisin me rezultat të përgjithshëm 5:1, kurse Sevilla e mposhti Fenerbahçen brenda dy ndeshjeve me shifrat 2:1.

United dhe Sevilla janë përballur katër herë mes vete, ku tre fitore ka skuadra spanjolle ndërsa një ndeshje ka përfunduar pa fitues. Takimi i fundit mes dy skuadrave daton në muajin gusht të vitit 2020, ku asokohe Sevilla e fitoi ndeshjen me rezultat të ngushtë 2:1.

Sa i përket ndeshjes së sotme, mungesa të lojtarëve do të ketë te të dy ekipet, ku për United nuk do të paraqiten Rashford, Greenwood, Garnacho, Heaton, McTominay, Shaw dhe Van de Beek, kurse te Sevilla mungojnë Corona, Gueye dhe Jordan.

Tanimë të dy trajnerët kanë vendosur për formacionet zyrtare, dhe ato i gjeni më poshtë.

Manchester United (4-2-3-1): De Gea; Wan-Bissaka, Varane, Martinez, Malacia; Casemiro, Sabitzer; Antony, Fernandes, Sancho; Martial

Sevilla (4-2-3-1): Bounou; Acuna, Marcao, Nianzou, Montiel; Gudelj, Fernando; Torres, Rakitic, Ocampos; Lamela./TV Malisheva

Share.