Islanda këtë javë ka hequr masat e kufizimit të vëna për shkak të epidemisë së coronavirusit dhe po i rikthehet normalitetit – gjithmonë duke forcuar kontrollet në kufijtë e saj.

Në hartën e qendrës evropiane për parandalim dhe kontroll të sëmundjeve, Islanda gjatë tri javëve të fundit është bërë vendi i vetëm me “ngjyrë të gjelbër” – që do të thotë se vendet e Bashkimit Evropian janë thirrur që të mos kërkojnë testimin apo karantimin e pasagjerëve që vijnë nga Islanda.

Nga 15 nëntori, me rezultate të mira, autoritetet e ishullit në veri të Atlantikut ngadalë po i lehtësojnë masat kufizuese – që janë renditur në katër shkallë.

Baret, pishinat e sallat e sporteve në Islandë sërish po punojnë – për dallim nga shumë vende evropiane. Islanda ka regjistruar vetëm pesë raste të reja në 14 ditët e fundit.

E çelësi i suksesit të përqindjes së ulët të infeksioneve të reja është që ky ishull gjigant ka vetëm 365 mijë banorë.

Nga 15 janari, pasagjerët që arrijnë në Islandë duhet t’i nënshtrohet testimit të dyfishtë PCR, për një periudhë kohore prej pesë ditëve si dhe t’i nënshtrohen karantinimit./TV Malisheva

Share.