Klubi Futbollistik “Drenica” e ka mposhtur me vështirësi skuadrën mitrovicase, Trepçën ‘89

Ndeshja përfundoi me rezultat të ngushtë, 2-1.

Pas ndeshjes ka folur edhe trajneri i cili debutoi me skuadrën drenicase, Bledar Devolli.

“E dinim që do ishte ndeshje e vështirë pasi 89-shi kanë një ekip të organizuar. Në pjesën e parë patëm disa mundësi shumë të mira për shënim, por megjithatë jam i lumtur për djemtë sepse kanë ndjekur urdhëratë e mija, dhe këtë fitore u’a dedikoj atyre. Një fitore e duhur në kohën e duhur, punuam në goditjet standarte gjatë këtyre dy ditëve dhe pikërisht ashtu shënuam”, tha Devolli pas ndeshjes per ‘Art Sport’.

Drenica me këtë fitore pozicionohet në vendin e shtatë me 11 pikë të mbledhura, kurse Trepça ’89 zë vendin e gjashtë me pikë të njëjta sa “kuqezinjtë”.

Share.