Eric Murphy, djali i komikut të famshëm, Eddie Murphy, është në lidhje me me Jasmin Lawrence – vajzën e aktorit Martin Lawrence.

Çifti interesant, prindërit e të cilëve janë aktorë dhe komikë legjendarë, janë në lidhje tash e një kohë.

25-vjeçarja Jasmin në fundjavën që lamë pas ia ka uruar ditëlindjen Ericut dhe është shprehur e lumtur që e ka pranë.

32-vjeçari në muajin e kaluar kishte publikuar një fotografi me të dashurën duke shkruar “i dashuruar nga koka te këmbët”.

Ndryshe, Eddie Murphy dhe Martin Lawrence kanë luajtur bashkë në filmat “Bumerang” (1991) dhe “Life” (1992).

Eric është fëmija më i madh i Eddiet nga lidhja me ish-të dashurën Paulette McNeely. Jasmin është vajza më e madhe e Martin, ndërsa Patricia Southall është nëna e saj.

Djali i Murphyt është skenarist dhe aktor, kurse vajza e Lawrence në vitin e kaluar aktroi me babanë në filmin “Bad Boys for Life”. /TV Malisheva

Share.