Mosplotësimi i kuorumit të nevojshëm bëri që të mos zhvillohehej mbledhja e radhës e Komisionit të Etikës në Federatën Shqiptare të Futbollit, e cila do të merrte vendimin për ndeshjen e vajtjes gjysmëfinale të Kupës së Shqipërisë, Bylis – Tirana 2-1.

Në orarin e caktuar për nisjen e mbledhjes u paraqitën vetëm kryetari Fatmir Braka dhe anëtari Bashkim Koka. Për rrjedhojë, vendimi për sfidën e përfolur si të trukura do të merret në një kohë tjetër, pasi anëtarët të kenë shqyrtuar të gjithë materalin e mbledhur.

Kujtojmë që kjo ndeshje u sinjalizua si e trukuar nga kompanitë që monitorjnë fluksin e parave jashtë logjikës sportive. Si pjesëtarët e klubit ballshiot ashtu edhe ata të Tiranës kanë dhënë versionin e tyre para Komisionit të Etikës në FSHF, që tashmë duhet të dalë me një vendim zyrtar për këtë çështje.

Share.