Don Xhoni është padiskutim një nga reperët më të përfolur të momentit.

Vetëm pak kohë nga nisja e karrierës së tij dhe ai ka arritur të fitojë zemrat e ndjekësve. Këngët e tij numërojnë miliona klikime duke e bërë kështu reperin shumë të pëlqyer nga ndjekësit.

Dueti i dyshes titullohet “Hala” dhe është publikuar 7 ditë më parë, bashkëpunim ky që e ka treguar suksesin që në fillim pasi deri më tani kënga ka kaluar 7 milionë klikime, e pritshme kjo nga dy artistë shumë të pëlqyer nga publiku. Çdo ditë që kalon ‘Hala’ i shtohen 1 milion dhe ky po që është super sukses.

E duket se Xhonatani nuk ka të ndalur. Ditën e sotme ka postuar në Instastory një video në makinë duke improvizuar këngën e re, e cila duket se do të publikohet së shpejti dhe se do të bëj shumë bujë.

Në video reperi shkruan:

Ju mungon Don Xhon?

ju nuk jeni gati për këtë

Share.