Gjiganti gjerman, Bayern Munich, si duket është dorëzuar në garën për ta mbajtur sulmuesin, Robert Lewandowski, ku tani ka vendosur çmimin për yllin polak.

Të gjitha skuadrat e interesuara në shërbimet e Lewandowskit, dhe dëshirojnë ta transferojnë atë në këtë verë, duhet të paguajnë një dëmshpërblim afro 40 milionë euro, përcjellë TV Malisheva.

33-vjeçari këmbënguli se do të largohej nga skuadra gjermane këtë verë, pasi pret që klubi ta shesë atë në vend që ta humbasë falas vitin e ardhshëm, duke thënë se nuk ka ndërmend të luajë përsëri për Bayernin.

Si pasojë e kësaj, kampioni gjerman ka vendosur çmimin e polakut, ku tani është i hapur që të hyjë në bisedime me skuadrat e interesuara.

Ndërkaq, garën për shërbimet e Lewandowskit është duke e kryesuar Barcelona, por që kjo e fundit sipas disa raportimeve besohet që po heziton të ofrojë më shumë se 33 milionë euro.

/TV Malisheva

Share.