Drejtori i Përgjithshëm i Sassuolos, Giovanni Carnevali ka folur mbi situatën e Davide Frattesit, duke konfirmuar bisedimet me Interit, por jo edhe me Milanin.

Mesfushori 23-vjeçar është shndërruar në një nga temat më të nxehta të afatit kalimtar të verës, duke tërhequr vëmendjen e shumë klubeve kryesore në Itali, si dhe ekipeve angleze.

Raportet e fundit të mediave sugjerojnë se Interi është favorit për të blerë Frattesin këtë verë, i ndihmuar nga shitja e Marcelo Brozovic te Al-Nassr. Milani kohët e fundit është lidhur gjithashtu me 23-vjeçarin teksa po përgatitet të shesë Sandro Tonalin te Newcastle United.

Duke folur për Rai GR Parlamento, Carnevali së pari diskutoi garën për nënshkrimin e Frattesit.

“Interi është klubi që lëvizi i pari, por ata po bëjnë vlerësimet e tyre. Natyrisht, mundësitë nuk mungojnë në tavolinë. Personalisht, nuk e kam takuar kurrë Milanin, por nëse skuadrat e tjera vijnë, ne jemi gati t’i dëgjojmë. Unë besoj se kushdo që arrin i pari ka një shans më të mirë për të mbyllur marrëveshjen.”, ka thënë ai.

Ai ka zbuluar gjithashtu çmimin për mesfushorin 23-vjeçar.

“Kërkesa jonë mbetet 40 milionë euro. Kjo nuk do të thotë se ne nuk jemi të interesuar të vlerësojmë të rinjtë. Jemi gati të dëgjojmë çdo propozim.”, shtoi ai.

/TV Malisheva

Share.