Skuadra e Prishtinës ka fituar DigitAlb Kupën e Kosovës në futboll, pasi mposhti Ballkanin në finale me rezultatin 1:0.

Otto John realizoi golin e vetëm në këtë ballafaqim – për t’ja siguruar trofeun ekipit nga kryeqyteti.

Prishtina e fitoi për herë të shtatë trefoun e Kupës së Kosovës, ndërsa siguroi për herë të katërt daljen në Evropë.

E drejtori sportiv i klubit të Prishtinës, Granit Begolli ka uruar qytetin e Prishtinës, klubin, stafin – futbollistët e tifozerinë “Plisat”.

Ai e ka quajtur Prishtinën klubin më të madh në trojet shqiptare.

Share.