Drita e ka shënuar një fitore tejet të rëndësishme sa i përket luftës për titullin kampion në Superligën e Kosovës.

Në kaudër të xhirosë së 23-të, skuadra e Arsim Thaqit e ka mposhtur Llapin me rezultat 2-0.

Autogoli i Shabanit në minutën e 46′ dhe goli Ajzerajt në minutat shtesë të ndeshjes ia siguruan tri pikë jetike skuadrës gjilanase e cila ruan presionin mbi liderin e tabelës, Ballkanin në vetëm një pikë. Drita ka 47 pikë në vendin e dytë, kur Ballkani 48 sosh, si dhe një ndeshje më pak të zhvilluar.

Ftire xtë madhe mori edhe Gjilani që e ka mposhtu Dukagjinin me rezultat minimal 1-0 me golin e Zekës në minutën e 44′.

Ndërsa derbin e mbijetesës ndërmjet Drenicës dhe Ferizajt e fituan vendasit me golin e vetëm të realizuar nga Bintsouka Koxy A. D në minutën e 55-të.

/TV Malisheva

Share.