Përmes një komunikate në faqen zyrtare, klubi i Dritës e ka konfirmuar se portieri, Faton Maloku e ka humbur pjesën e mbetur të sezonit si pasojë e lëndimit.

Maloku u dëmtua në përballjen e fundit të Dritës kundër Trepçës ’89, ndërsa ekzaminimet e fundit kanë konfirmuar se portieri e ka këputur ligamentin ACL.

“Ekzaminimet e fundit kanë treguar që Maloku ka këputur ligamentin ACL dhe do të jetë jashtë fushës për një kohë të gjatë”, shkruante në komunikatën e Dritës.

Po ashtu, klubi gjilanas e konfirmoi se Maloku do t’i nënshtrohet operimit javën e ardhshme, dhe do të jetë jashtë fushave për një kohë të gjatë. /TV Malisheva

Share.