Drita e Gjilanit ka udhëtuar drejt Bullgarisë për t’i kryer përgatitjet për edicionin e ri.

Gjilanasit po qëndrojnë në Bansko të Bullgarisë për përgatitje, ku kanë paralajmëruar edhe disa ndeshje miqësore.

Ndeshjen e parë miqësore Drita e zhvilloi ndaj ekipit shqiptar nga Maqedonia, Struga Trim & Lumi dhe e fitoi me rezultat minimal 1-0, shkruan Gazeta Sheshi.

Ndërkohë miqësoren e dytë bardhekaltërtit e zhvillojnë sot ndaj Olympiacos Nicoasias. Skuadra nga Qipro këtë edicion është rikthyer në Superligë.

Drita në këtë takim do të jetë përballë ish-portierit të tyre Mario Kirev që ka kompletuar transferimin tek ekipi qipriot.

Ndeshja mes Olympiacos Nicoasias dhe Dritës zhvillohet me fillim nga ora 17:00.

Share.