Klubi i futbollit Drita ka gjetur pasuesin e Arsim Thaqit për ta drejtuar skuadrën.

Greku Akis Vavalis është emëruar në krye të klubit gjilanas, të cilin do ta drejtoj në gjashtë ndeshjet e mbetura të këtij edicioni, raporton TV Malisheva.

Vavalis është pritur nga drejtori gjeneral i skuadrës, Feti Murseli, i cili i dëshiroi mirëseardhje dhe shumë suksese me klubin.

“Marrëveshja e nënshkruar mes klubit dhe trajnerit Akis Vavalis është deri në fund të sezonit 2023/2024 me mundësi vazhdimi edhe për një vit tjetër.”, thuhet në njoftimin zyrtar të Dritës.

Vavalis ka përvojë dymbëdhjetë vjeçare si trajner dhe ndihmës trajner. Vavalis i bashkohet vjen te Drita së bashku me ndihmësin e tij, Nikolas Karabetakis.

/TV Malisheva

Share.