Trajneri më i mirë në botë në sportin e xhudos, Driton Kuka, ka përmendur për herë të parë mundësinë që të pensionohet, por për ta bërë këtë, Kuka ka kërkuar që të plotësohet një kusht.

Përmes një postimi në profilin e tij në “Facebook”, Kuka derisa është shprehur shumë i lumtur dhe krenar me suksesin e xhudistes së re Enise Zijade e cila fitoi medaljen e bronztë në Kampionatin Ballkanik U15, ndër të tjera ka thënë se në momentin që dikush nga trajnerët dhe asistentët e tij do të arrijn që të fitojë medalje elitare nga mosha e re deri tek të rriturit, atëherë edhe do të pensionohet, transmeton TV Malisheva.

E për ta arritur këtë, Kuka ka shprehur gatishmëri që t’i mbështesë të gjitha asistentët e tij deri në arritjen e këtij objektivi.

Ky është postimi i plotë i Driton Kukës:

Enise Zijade fitoj medalje në Ballkanikun për fëmijë U15!

Një grup fëmijësh morën pjesë në garën e mbajtur në Greqi dhe luftuan mirë për të treguar se Kosova ka të ardhme në xhudo.

Për kureshtarët një grup prej 20-30 fëmijë ne klubin e xhudos ” Ippon” po rriten afër Majlindës e Fatosit e unë po mundohem të ju tregoj rrugën drejt kulminacionit. E me Projektin “Kosova Judo Nation” do grumbullojmë edhe të rinj tjerë në Qendrën Nacionale drejt rezultateve serioze për të rritur.

Momentin që dikush nga asistent trajnerët e mi ndërton medalje Elitare nga mosha e re deri te të rriturit atëherë do dal në pension!

Deri atëherë po ju pres të punoni, gjithmonë duke ju udhëzuar drejt këtij rrugëtimi.

Share.