Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa është rikthyer për pushime në Shqipëri.

Këtë e ka bërë të ditur vetë ajo, teksa ka ndarë disa fotografi nga perëndimi i diellit buzë detit.

Ajo ka shkruar se është në Shqipëri për të shijuar edhe disa perëndime të diellit.

“Kthehem për disa perëndime të tjera të diellit në Shqipëri”, ka shkruar ajo.

Kujtojmë se e famshmja Dua Lipa ishte në Shqipëri edhe gjatë muajit korrik.

/TV Malisheva

Share.