Ajo bëri një ndryshim drastik në dukje gjatë muajve sa ishte në izolim.

Dhe është qartë se Dua Lipa po e shijon ende pamjen e re, teksa ndau një ‘selfie’ atraktive me fansaj e saj në Instagram të premten.

Këngëtarja 24 vjeçare, dukej mahnitëse me një bluzë dhe pantallona të shkurtër, ngjyrë bardhë, shkruan DailyMail.

Krijuesja e hitit “New Rules” pozoi në kuzhinën e saj, e rrethuar nga shishet me verë të kuqe ndërsa vazhdon të qëndrojë e izoluar me të dashurin Anwar Hadid në Londër.

Bukuroshja vuri në pah ndryshimin e saj të theksuar, me flokët ngjyrë kuq e zi.

Ylli me prejardhje nga Kosova shkroi në mbishkrimin e kësaj fotografie në Instagram: “Sa më të ndritshme flokët, aq më afër perëndisë”.

Ky postim i saj vjen pak ditë pasi ajo u pa e pranishme në protestën kundër racizmit në Hyde Park të Londrës, javën e kaluar.

Dua mbante një maskë fytyre për të mbrojtur veten në mes të pandemisë coronavirus dhe në duar kishte një banderolë ku shkruhej: “Kush po e heton policinë?” pasi ajo dhe i dashuri Anwar, 20 vjeçar, iu bashkuan turmës prej 15,000 personash. /Tv Malisheva

Share.