Skuadra e Dukagjinit ka arritur në Gjibraltar, ku do ta luajë ndeshjen e kthimit kundër skuadrës së Europas, e vlefshme kjo për raundin e parë kualifikues të Ligës së Konferencës.

Dukagjini javën e kaluar e mposhti Europan me rezultat të ngushtë 2:1 si vendas në “Fadil Vokrri”

Djelmoshat e udhëhequr nga trajneri Armend Dallku u nisën mbrëmë drejt Gjibraltarit, ndërsa kanë mbërritur sot.

Dukagjini debutoi në garat evropiane me fitore, ndërsa tani synon që të sigurojë kualifikimin tutje nesër si mysafirë i skuadrës nga Gjibraltari.

Nesër me fillim nga ora 17:00 skuadra e Dukagjinit e zhvillon ndeshjen si mysafire ndaj Europas në stadiumin “Victoria”.

/TV Malisheva

Share.