Kanë përfunduar tri ndeshjet e ditës së sotme në Superligën e Kosovës me të cilat edhe është kompletuar xhiro e 22-të e elitës së futbollit nga Kosova.
Befasia e madhe ka ndodhur në Suharekë, aty ku kampioni në fuqi, Ballkani është ndalur me barazim 1-1 nga Dukagjini.
Skuadra nga Klina ishte në epërsi që nga minuta e 18′ me golin e Otto John, por vendasit shmangën humbjen duke barazuar në minutën e 55′ me golin e sulmuesit Albion Rrahmani.
Në anën tjetër, Prishtina e ka fituar derbin me Llapin të cilin e ka mposhtur në Podujevë me rezultat 2-0 me gola e Krasniqit dhe Prapashticës.
Fitore të vështirë, por shumë të rëndësishme ka regjistruar edhe Gjilani që e ka mposhtur Trepçën ;89 me rezultat 1-0, ku golin e vetëm e realizoi Dabiqaj në minutën e 79′.
/TV Malisheva