Debutimin në garat evropiane skuadra e Dukagjinit e shënoi me fitore, pasi që e mposhti skuadrën nga Gjibraltari, Europa.

Pas plot 90’ minutave lojë dhe 11 sosh kohë shtesë, skuadra e Dukagjinit ka shënuar fitore me rezultat të ngushtë 2:1 ndaj Europas.

Golat për Dukagjinin i shënuan Bujar Shabani (minuta e 30’) dhe Iljasa Zulfiji (minuta e 96’), kurse golin e nderit te Europa e shënoi Jesus Pozo në minutën e 45+6’ shtesë.

Dukagjini siguron fitore në ndeshjen e parë, kurse ndeshja e kthimit do të zhvillohet më datën 20 të këtij muaji me fillim nga ora 17:00 në stadiumin “Victoria”.

Rezultati final, 2:1 në favor të Dukagjinit.

/TV Malisheva

Share.