Feronikeli ka marrë një fitore tejet të rëndësishme në xhiron e 9-të në Superligën e Kosovës, duke mposhtur Llapin me rezultat 1-0.

Goli e vetëm në këtë fitore të “Industrialistëve” e shënoi Yll Hoxha.

Pas ndeshjes trajneri i Feronikelit, Klodian Duro në intervistë për “Art Sport” deklaratën e tij e koncentroi tek ndeshja dhe tek futbollistët e tij.

“Normalisht që ishte një ndeshje me një rival direkt, e ndeshje të tilla krijojnë edhe tension. Unë mendoj që kemi bërë një nga ato ndeshjet kur ekipet e mëdha tregojnë veten”

“Unë do të uroja futbollistët e mi pasi nuk është e lehtë pas gjithë këtyre ndryshimeve të arrihet tek fitorja”.

“Unë mendoj që çdo ekip ka nevojë për përmirësim, edhe pse jam i kënaqur me futbollistët që stërvitë”, ka thënë Klodian Duro.

Share.