Superliga e Kosovës në futboll kthehet sot me ndeshjet e xhiros së 30-të që janë në program për tu zhvilluar.

Spikat klasikja e futbollit nga Kosova mes Dritës dhe Prishtinës.

Drita në këtë takim futet pa trajner pas largimit të Arsim Thaqit dhe kërkon vetëm fitoren për tu rikthyer në pozitën e parë, pozitë të cilën e humbën xhiron e kaluar pas barazimit me Dukagjinin në Klinë.

 

Ndërkohë Prishtina po kalon formë të mirë dhe synon që të marrë pikë në stadiumin me bari sintetik në Gjilan.

Duel tjetër pritet të zhvillohet edhe në Ferizaj, me Ferizaj e cila pret Malishevën.

Diferenca në pikë është vetëm një dhe dy skuadrat duan me çdo kusht tre pikët nga ky duel.

Të dyja sfidat e ditës së sotme fillojnë nga ora 15:00.

 

Formacioni zyrtar i FC Malishevës: 

/TV Malisheva

 

Share.