Trajneri i Real Madridit, Carlo Anchelotti, ka konfirmuar se Toni Kroos dhe Fede Valverde do të jenë të gatshëm për ndeshjen kthyese ndaj PSG-së.

Më herët u raportua se Kroos do të mungojë ndaj parisienëve, mirëpo ishte trajneri i “Los Blancos”, Anchelotti i cili në konferencë për shtyp konfirmoi që të dy lojtarët janë të gatshëm për ndeshjen ndaj PSG-së.

“Mendoj se Kroos ka një problem të vogël dhe do të jetë i gatshëm ndaj PSG-së, ndërsa Valverde do të jetë sigurt në ndeshjen e rikthimit”, deklaroi ai.

Ndeshja është i vlefshëm për raundin e 16-të në Ligën e Kampionëve, e cila zhvillohet më 9 mars nga ora 21:00

/TV Malisheva

Share.