Mbrojtësi i mirënjohur kosovar, Dardan Jashari është në pritje të ofertave, pra momentalisht si futbollist i lirë.
Jashari ka qenë pjesë e Malishëves në Ligën e Parë në sezonin pranveror, kurse më herët ka qenë pjesë disa skuadrave të Superligës si Llapi, Hajvalia, Flamurtari, Ferizaj dhe Ballkani.
Në një prononcim për GazetaBlic Sport, mbrojtësi Jashari e ka konfirmuar se momentalisht është një futbollist i lirë dhe në pritje të ofertave serioze ngq Superliga.
“Momentalisht jam futbollist i lirë dhe jam në pritje të ofertave serioze nga skuadrat kosovare. Qëllimi im është rikthimi në Superligë për edicionin e ardhshëm. I kam disa oferta deri më tani por nuk dua të ngutem, ka mbetur ende kohë kështu që jam në pritje të ofertave deri atëherë” tha Jashari,
Kujtjojmë që mbrojtësi Jashari ka më shumë se 200 paraqitje në futbollin kosovar, atje kur për vite të tëra ka qenë një pikë e fortë në mbrojtjen e skuadrave kosovare.