Ole Gunnar Solskjaer thotë se Jose Mourinho ka të drejtë të shprehë mendimin e tij për Manchester United pasi ish-trajneri i ‘Djajëve të Kuq’ kritikoi ashpër performancën e tyre në humbjen 2-0 ndaj West Ham.

Andriy Yarmolenko dhe Aaron Cresswell shënuan në fitoren e ‘Hammers’, me skuadrën e Solskjaer që nuk fiton si mysafir që nga muaji mars.

Mourinho, duke u paraqitur si një analist për Sky Sports, tha se nuk mund të gjente asgjë pozitive për të marrë nga loja e United, duke shtuar: “Ne ishim keq sezonin e kaluar, por nuk shoh ndonjë përmirësim këtë sezon”, transmeton lajmi.net.

“Unë mendoj se ai ka një të drejtë në mendimin e tij”, tha Solskjaer në një konferencë shtypi kur u pyet për komentet e Mourinho.

“Ne humbëm këtu vitin e kaluar, është gjithmonë një fushë e vështirë për të luajtur dhe shpresuam të bëjmë më mirë sesa kemi bërë. Shpresojmë për më mirë”.

“Por momentet kryesore që ata i kapën, ne nuk duhet t’i lejonim. Duhet të them, dy finishe fantastike nga dy këmbët e majta. Ne thjesht nuk i shfrytëzuam shanset kur i kishim”, potencoi norvegjezi.

Share.