Franca ishte ndër vendet e para që mori vendim për ta anuluar kampionatin pas përhapjes së pandemisë COVID-19.
Shumëkush e cilësoi si të ngutshëm atë vendim, derisa sot po ajo qeveri ka ardhur me një tjetër vendim, krejt ndryshe nga ai i pari, shkruan “Zeri.info”.
Tash qeveria franceze ka lejuar zhvillimin e dy finaleve të Kupës së Francës dhe Kupës së Ligës me tifozë në stadiume.
Në këtë mënyrë, miratohet paraprakisht qëndrimi i 5 mijë tifozëve në stadiume duke respektuar distancën sociale. Kjo iniciativë pritet të zbatohet për ndeshjet PSG-Sent Etien (Kupa e Francës, 24 korrik) dhe PSG-Lion (Kupa e Ligës, 31 korrik).
Megjithatë, do të pritet ecuria e pandemisë së koronavirusit për të vendosur në 11 korrik përfundimisht nëse këto dy ndeshje do të zhvillohen me apo pa tifozë.