Edon Zhegrova ka realizuar një super-asistim në fitoren e Lille në Ligën e Konferencës, në golin që vendosi fitoren.

Lille fitoi në shtëpi kundër Slovan Bratislavas me rezultatin 2-1, ku Zhegrova hyri në lojë si zëvendësues në minutën e 66-të.

Zhegrova në një hapësirë të ngushtë depërtoi mes dy lojtarëve dhe asistoi për Remy Cabellan në minutën e 82-të.

Për të ishte asistimi i parë në fazën grupore të Ligës së Konferencës në edicionin aktual.

Lille në Grupin A ka 7 pikë në tri ndeshje, një më shumë se Slovan Bratislava.

/TV Malisheva

Share.