Pasi u regjistrua nga Federata e Futbollit të Kroacisë të hënën, futbollisti nga Pozherani u pajis sot edhe me leje të punës.

22-vjeçari nga tani e tutje do të jetë në dispozicion të trajnerit Ivica Sertic dhe stafit të tij për ndeshjen e së shtunës kundër Rijekas.

Në futbollin kosovar, Alidema ka luajtur për Vllazinën e Pozheranit dhe për Llapin.

Edicionin e kaluar, ai zhvilloi 30 paraqitje në elitën e futbollit kosovar, duke shënuar 13 gola dhe duke dhuruar gjashtë asistime, raporton Zëri.info.

Alidema ka nënshkruar kontratë dy-vjeçare me Slaven Belupon.“Jam shumë i lumtur që jam pjesë e Slaven Belupos. Unë do ta bëj më të mirën për ta shpaguar besimin e njerëzve që më sollën në klub. Erdha këtu të shënoj gola dhe ta ndihmoj skuadrën të fitoj”, kishte thënë Alidema pasi nënshkroi kontratën me klubin elitar kroat.

Share.