Kampionati evropian për senior në karate, u mbajt nga data 25 deri më 29 maj 2022 në Gaziantep të Turqisë.

Pjesëmarrës ishin 45 shtete me gjithsej 505 garues nga e gjithë Evropa.

Kosova morri pjesë me 17 garues në 5 kategori të luftërave (KUMITE) tek femrat dhe po aq tek meshkujt si dhe 2 garues në kategorinë KATA.

Po ashtu në garat ekipore të KUMITEVE, Kosova u paraqit në dy gjinitë, meshkuj dhe femra.

Përveç paraqitjes dinjitoze të gjithë garuesve si dhe rangimit në afërsi të zonës së medaljeve, fokusi shkon tek karateisti i mirënjohur Elhami Shabani i cili në kategorinë “Senior Kumite Male -75kg” ku ishin të paraqitur 38 garuesit më të mirë të 38 shteteve nga Evropa.

Shabani filloi me fitore në luftën e parë ndaj suedezit Ricky Haag për të vazhduar në luftën e dytë ndaj Irlandezit Dean Omahony me rezultat 4:3.

Në luftën e tretë pas një rezultati të barabartë 2:2 ndalet nga garuesi Turk Erman Eltemur i cili kishte “Senshu” (pikën e parë në meç) dhe i cili më vonë vazhdon deri në finale për tu shpallur kampion i Evropës.

Shabani me një vendosmëri, shpirt luftarak si dhe dëshirë të madhe për titullin evropian, mposht edhe karateistin nga Luxemburgu Adil Khaidar me rezultat 2:0 me të cilën plasohet në zonën e medaljeve dhe e pret lufta për vendin e tretë respektivisht medaljen e bronztë të cilën do ta mbart me krenari pas fitores nga karateisti boshnjak Hamza Turulja me rezultat 2:1.

Me këtë arritje Shabani dëshmon se ka kapacitete për arritje ndërkombëtare vit pas viti pasi që një medalje të tillë të bronztë e kishte fituar para një viti edhe Herolind Nishevci.

Elhami Shabani i lindur në Gjilan të Kosovës në një familje ku tre vëllezër merren me sportin e karatesë dhe njëkohësisht kanë tituj vendor e ndërkombëtarë është edhe një shembull se si me një sakrificë, përkushtim, punë dhe vullnet arrihet gjithçka duke bërë krenar veten, familjen, sportin e karatesë në veçanti e po ashtu sportistët e Kosovës në përgjithësi si dhe vet shtetin tonë.

Shabani prietet të kthehet sot në Kosovës, rreth orës 20:00../TV Malisheva

Share.