Ditën e sotme (e mërkurë) një projekt muzikor të ri e ka lansuar edhe këngëtarja Enca Haxhia.

Artistja e njohur këngën e ka titulluar “Ku Mete”, ndërsa vjen e kompletuar edhe nga ana vizuale.

24-vjeçarja edhe në këtë klip është përkujdesur mjaft shumë për dukjen e saj dhe ka bërë një paraqitje tejet provokuese.

Për klipin, Enca ka zgjedhur dy veshje të veçanta – një kostum të bardhë dhe një fustan të zi.

Tekstin e këngës e ka shkruar vet këngëtarja në bashkëpunim me Mumën, kurse muzikën po ashtu e ka bërë Enca.

Për ‘beat-in’ është përkujdesur Oster, ndërkohë që videoklipi i është besuar produksionit ‘Max Production’./ Tv Malisheva

Share.