Ajo mund të jetë ‘superstar’, por problemet gjatë pandemisë coronavirus e kanë prekur edhe atë.

Bëhet fjalë për këngëtaren e njohur, Jennifer Lopez, e cila është përballur me depresion, shkruan Daily Mail.

51-vjeçarja në një paraqitje televizive ka treguar se ka kaluar në periudha të vështira, përfshirë frikën nga virusi vdekjeprurës.

“E dini, nuk është e lehtë. Gjatë pandemisë coronavirus të gjithë kemi pasur probleme sikur depresioni, isha e frikësuar se çka do të ndodhte”, është shprehur ajo.

Jlo tregonte se edhe vajza e saj ishte prekur nga gjendja e saj, ndërsa kishte shpërthyer në të qara kur e shihte këngëtaren në atë gjendje.

Por, përkundër kësaj, artistja me famë ndërkombëtare kishte zgjedhur të jetë e ngarkuar me muzikë dhe sport. /TV Malisheva

Share.