Këngëtarja e njohur shqiptare, Era Istrefi, është mjaft aktive dhe e ndjekur në rrjetet sociale.

Shpesh ajo ndan me ndjekësit fotografi dhe video të ndryshme nga jeta e saj e përditshme, gjersa nuk mungojnë herë pas here edhe imazhet provokuese.

Së fundmi, Era ndau me ndjekësit e saj në Instagram disa fotografi të reja, ku dukej mjaft atraktive në pamje.

Era dukej mjaft tërheqëse në një palë tuta sportiv të kuqe, një bluzë të shkurtër të zezë, ndërsa i kishte kapur flokët e saj bionde.

Istrefi përndryshe ka kohë që mungon në aspektin e prurjeve të reja muzikore.

Që prej pandemisë, ajo nuk ka sjellë më këngë të reja as në shqip e as në anglisht, përkundër sukseseve të shumta që ka shënuar në tregun ndërkombëtar me arritjet e saj. /TV Malisheva

Share.