Mbrojtësi i ri pësoi një lëndim në kokë, kur u përplas me Ederson në fitoren 3:0 të Manchester Cityt kundër Arsenalit.

Mjekët e klubit intervenuan menjëherë pas kësaj përplasje, duke e larguar atë nga fusha me një barelë dhe me maskë oksigjeni.

Garcia ka kaluar natën në spital, derisa u konfirmua se gjithçka është në rregull me shëndetin e tij.

19 vjeçari është rikthyer në qendrën stërvitore të Manchester Cityt, dhe Ederson i ka kërkuar falje për lëndimin e shkaktuar, raportojnë mediet në Angli./Tv Malisheva

Share.