Ndeshje tejet interesante po zhvillohet në stadiumin “Victoria” mes Europas dhe Dukagjinit.

Skuadra nga Kosova gjendet në epërsi prej 1:0 si mysafire e Europas, përmes golit të shënuar nga Iljasa Zulfiji nga penalltia në minutën e 23’.

Ndërkaq, vetëm gjashtë minuta pas golit, u shpërndanë edhe dy kartonë të kuq nga gjyqtari irlandez, Doyle.

Fillimisht, gjyqtari ndëshkoi Bujar Shabanin me të kuq në minutën e 29’, kurse pas tij e ndëshkoi edhe lojtarin e Europas, Jesus Pozo.

/TV Malisheva

Share.