Evertoni e ka nisur për mrekulli edicionin e ri në Ligën Premier.

Skuadra e udhëhequr nga Carlo Ancelotti ka fituar katër ndeshjet e para dhe është lider i padiskutushëm në Angli.

E pikërisht në xhiron e pestë është derbi i Merseyside mes Evertonit dhe Liverpoolit.

Kampioni në fuqi ka marrë tri fitore dhe ka pësuar një humbje turpëruese nga Aston Villa, ndërsa sot kërkon këndelljen.

Tanimë dy trajnerët, Jurgen Klopp dhe Carlo Ancelotti kanë publikuar edhe formacionet zyrtare për këtë takim të rëndësishëm.

Everton: Pickford, Coleman, Mina, Keane, Digne, Doucoure, Allan, Gomes, James, Calvert-Lewin, Richarlisson.

Liverpool: Adrian, Alexander-Arnold, Van Dijk, Matip, Robertson, Henderson, Fabinho, Thiago, Mane, Salah, Firmino.

Share.