FA Cup angleze vazhdon sot me tri ndeshje tejet interesante, të vlefshme këto për fazën e eliminatoreve.

Pas ndeshjeve të mbrëmshme, ku City eliminoi Peterborough me rezultat 2:0 dhe Crystal Palace shënoi fitore 2:1 kundër Stoke Cityt, kurse Tottenhami u eliminua me rezultat 1:0 kundër Middlesbrough, sot do të mësojmë edhe tre skuadra të tjera që sigurojnë biletën për në çerekfinale, përcjell TV Malisheva.

Programin e sotëm do ta hap ndeshja mes skuadrës së Luton dhe Chelseat, kurse më pas, respektivisht me fillim nga ora 20:30 do të fillojë edhe takimi mes Southampton dhe West Ham United.

Ndërkaq, ndeshja e fundit e sotme në kuadër të kësaj gare zhvillohet në stadiumin “Anfield Road”, ku gjigandi anglez Liverpool përballet kundër Norwichit të Milot Rashicês.

Programin e plotë të ndeshjeve të sotme në FA Cup e gjeni më poshtë.

20:15 Luton – Chelsea

20:30 Southampton – West Ham United

20:45 Liverpool – Norwich City

Share.