Bota është e mbushur me mistere dhe informacione interesante, që shpesh mund të duken edhe të pabesueshme.

Më poshtë ju sjellim disa fakte interesante, që ndoshta nuk i keni dëgjuar më parë:

– Thirrja e parë me telefon celular u bë me datën 3 prill, të vitit 1973, në New York.

– Shkencëtarët kanë zbuluar se kur qajmë, nëse pika e parë vjen nga syri i djathtë, janë lot gëzimi, kurse nga ana e majtë për shkak të dhimbjes apo mërzisë.

– Mushkonjat janë insektet më vdekjeprurëse në botë. Për shkak të sëmundjeve që bartin, ato mbysin më shumë njerëz se çdo krijesë tjetër.

– Filmi i famshëm ‘Titanik’, zgjat 2 orë e 45 minuta, që përkon edhe me kohën që iu desh anijes në fjalë që të fundosej, në vitin 1912. Përveç kësaj, skena e përplasjes me ajsbergun zgjati 37 sekonda, që është koha e saktë e përplasjes së anijes edhe në jetën reale.

– Një nga përbërësit për të krijuar dinamit janë kikirikët.

/TV Malisheva

 

Share.