Dy lojtarët e rinj që po shkëlqejnë në Camp Nou këtë sezon janë padyshim emrat e Ansu Fatit dhe Pedri.

Sulmuesi adoleshent Ansu Fati është renditur si futbollisti më i mirë në botë nën moshën 20 vjeçare nga gazeta franceze L’Equipe, me shokun e skuadrës Pedri në vendin e katërt.

Fati filloi sezonin në mënyrë shumë të mirë, mirëpo pësoi një lëndim në tetor të vitit të kaluar dhe akoma nuk është rikuperuar.

Reprezentuesi spanjoll ka shënuar pesë gola në 10 paraqitje për Barcelonën këtë edicion, madje ka regjistruar një gol në emrin e tij edhe me Spanjën.

Pedri, 18 vjeç, u bashkua me Blaugranët nga Las Palmas për një transferim prej 5 milionë eurove, gjatë afatit kalimtar të janarit.

Ai konsiderohet gjerësisht si një nga produktet më të mira të të rinjve në futbollin spanjoll, duke u përshtatur shpejt në formacionin fillestarë të ekipit të parë.

Share.