Në këtë mënyrë, zvicerani përmes llogarive personale në rrjetet sociale ka njoftuar se nuk do të kthehet në fushë deri në vitin 2021.

“Disa javë më parë pësova një pengesë gjatë rehabilitimit fillestar, kështu që më duhej të bëja një artroskopi të re të shpejtë në gjurin tim të djathtë”, shpjegoi Federer.

“Unë konsideroj, siç ndodhi në vitin 2017, që duhet të marrë sa më shumë kohë të nevojshme, në mënyrë që të jem në nivelin tim më të mirë për të luajtur përsëri”.

“Do të më mungojnë tifozët e mi dhe rrethi, por mezi pres t’ju shoh në sezonin 2021”, tha Federer për të mbyllur deklaratën. /Tv Malisheva

Share.