Fenomeni Ronaldo është rikthyer të flaës sot në mikrofonat e Sportëeek, duke treguar detaje nga transferimi I tij te Inter, dëmtimet dhe ndeshja e famshme e 5 majit në Olimpico ndaj Lazio, ku zikaltërit humbën titullin. Braziliani ka theksuar se fatit nuk I dilet kundër, ndaj dëmtimet janë pjesë e kësaj loje.

Deçiziv me Barcelonën, Real Madridin dhe Interin, Ronaldo mbetet ende një nga sulmuesit më të mirë të historisë së futbollit. “Shumë njerëz më kanë pyetur për heshtjen që u shkaktua në Olimpico në 5 majin e 2002, kur rashë në fushë duke mbajtur gjurin me dorë. Nuk do ta harroj kurrë ama heshtja nuk më kujtohet. Kisha shumë mendime dhe pyetje që më vinin në mendje. A do të kthehem? Kur do ndodhë kjo? Sidoqoftë pasi mbroi frika u gjenda përballë të vërtetës me një vullnet të hekurt. Veç trajnerit dhe topit, shokët e mij më të mirë kanë qenë mjekët dhe fizioterapistët që dua t’I falenderoj.

Lëndimi ishte fati, ndërsa ajo që ndodhi në 5 maj me humbjen 4-2 ndaj Lazios ishte faj. Nuk ishim ne, nuk e kuptojmë si ndodhi. Kam qarë shumë për atë ditë. Largimi nga Inter? Trofeu ishte dhurata minimale për tifozët tanë. Duhet ta bëja edhe pse ata më donin shumë, port e Inter jam ndierë disi I tradhtura për të gjitha që më kanë ndodhur në karrierë”, thotë Ronie ndër të tjera.

Share.