Kryetari i Komunës së Ferizajt, Agim Aliu, ka pritur me shqetësim numrin e rritjes së rasteve me koronavirus në këtë komunë, pas publikimit të të dhënave të fundit të IKSHPK-së, sipas të cilave në këtë komunë janë regjistruar edhe 35 raste të reja.

Me këtë bilanci i të prekurve me COVID-19 në Ferizaj, që çon në 55, duke u renditur menjëherë pas Malishevës.

“Bashkëqytetarë, ju lutem, qëndroni në shtëpi, mos të lozim me fatin e mijëra bashkëqytetarëve, mos ta lejojmë Ferizajn të rrëshqasë në valën e frikshme të përhapjes së virusit. Qëndroni në shtëpi, bëni kujdesin maksimal për shëndetin, na lejoni ta bëjmë punën tonë e situatën ta kemi nën kontroll”, porosit kryetari Aliu në një postim në Facebook

Share.