Feronikeli do ta zhvillojë sot (30 korrik) përballjen e dytë me Slovan Bratislavën, derisa takimi i parë kishte përfunduar 2-1 për mysafirët.

Ndeshja që fillon nga ora 18:00 do të zhvillohet në stadiumin ‘Fadil Vokrri’, ndërsa skuadra kosovare ka kërkuar mbështetjen maksimale nga tifozët.

Ndeshja e parë e luajtur në Bratislavë, përfundoi me rezultat 2-1, prandaj në këtë takim, Feronikeli duhet të ballafaqohet me disavantazhin e një gole.

Drenicasit kanë shanse të mirë të kalojnë tutje në fazën kualifikuese të Ligës së Evropës me një fitore minimale prej 1-0.

Nikli tashmë ka kompletuar të gjitha përgatitjet për përballjen ndaj Solvan Bratislavës, derisa sonte do të shpresojmë në përmbysje të rezultatit.

Feronikeli do t’i ketë lojtarët më të mirë në dispozicion për takimin që duhet fituar me çdo kusht në mënyrë që të kalojnë në një rreth tjetër të garës së dytë më të rëndësishme në Evropë.

Share.