Liverpool mbrëmë ka siguruar edhe matematikisht titullin kmapion të Anglisë, pas 30 vitesh.
Krejt kjo u arrit, pas fitores së Chelseas ndaj Manchester Cityt, dhe tanimë Liverpool 7 javë para fundit ka 23 pikë më shumë se Manchester City.
Trajneri i Liverpoolit, Jürgen Klopp, i kontaktuar nga Sky Sports pas shpalljes matematikisht kampion i Premier League, u shfaq para kameras tepër i emocionuar.
“Është e jashtëzakonshme të jesh kampion me këtë ekip. E kam patur shumë të thjeshtë t’i motivoja lojtarët për shkak të historisë së madhe që ka klubi. Është një arritje e jashtëzakonshme për lojtarët e mi, është gjithçka që ata kanë bërë për tre vitet e fundit”, tha fillimisht ai.
Klopp u shfaq në një lidhje të drejtpërdrejtë me legjendën e Liverpoolit, Kennie Dalglish, të cilin e falënderoi për të gjithë mbështetjen që i dha. Dukshëm i emocionuar dhe me lotët që thuajse i rridhnin nga sytë, Klopp gjithashtu kishte kohë të bënte shaka, duke u shprehur se atij nuk i është dashur të presë tridhjetë vjet për të ngritur titullin, por vetëm katër e gjysmë.
“This is a big moment, I have no real words. I am completely overwhelmed. I never thought I would feel like this!” 😭
An emotional Jurgen Klopp broke down in tears after his #LFC side sealed the Premier League title! pic.twitter.com/Mb9U7v4MTP
— Sky Sports (@SkySports) June 25, 2020
Përveç kësaj, Klopp u bëri thirrje tifozëve që të festojnë titullin duke respektuar masat dhe të mos dalin në rrugë si të çmendur
“Shpresoj të qëndroni në shtëpi. Kjo është në zemrat tona dhe në kokat tona. Dilni më së shumti në oborrin e shtëpisë.”
Jordan Henderson, gjithashtu foli i emocionuar për këtë titull historik para se të shpërthente në lot.
Është e jashtëzakonshme. Jam shumë i lumtur për djemtë, për tifozët, për qytetin, për klubin. Jam i tronditur dhe shumë krenar për atë që kemi arritur,” – tha kapiteni i të kuqve – “Kur fituam Ligën e Kampionëve, ishim në fushë dhe ishte më emocionuese. Sot mund të jem me askënd tjetër, por është një moment që nuk do ta harrojmë kurrë në jetën tonë,” – e mbylli Henderson dhe nisi të qante./ Tv Malisheva