Ka përfunduar ndeshja e parë e programit të sotëm të Ligës së Evropës, ku fitorja i ka takuar skuadrës së Feyenoordit.

Pas plot 90’ minutave lojë të zhvilluara në stadiumin “De Kuip”, Feyenoordi e ka mposhtur 1:0 skuadrën e Jose Mourinhos, Romën.

Golin e vetëm të ndeshjes e shënoi Mats Wieffer, i cili i siguroi fitoren Feyenoordit në minutën e 53’.

Roma kishte mundësinë që të gjente epërsinë e para në minutën e 43’, por që Lorenzo Pellegrini dështoi të shënonte nga penalltia.

Feyenoordi tani e fiton ndeshjen e parë çerekfinale me Romën, ndërsa ndeshjen e kthimit të dy skuadrat e zhvillojnë në stadiumin “Olimpico” më datën 20 prill.

Rezultati final i ndeshjes, 1:0 në favor të Feyenoordit. /TV Malisheva

Share.