Nga rreth 100 mijë euro Federata e Futbollit e Kosovës (FFK) ua ka lëshuar në xhirollogaritë e 12 klubeve të Superligës brenda gjashtë muajve të fundit.Nga 25 mijë euro për kokë i kanë marrë për të drejtat televizive, 34 mijë euro për akademitë, 9 mijë euro ndihmë për pandemi, 14 mijë euro ndihmë lojtarëve të çdo klubi dhe nga 15 mijë euro për rifillim të kampionatit pas pushimit tremujor shkaku i koronavirusit, nga burimet e saj brenda FFK-së, ka mësuar se të gjitha klubet i kanë pranuar nga 97 mijë euro në xhirollogaritë e tyre.

Se janë transferuar në xhirollogaritë e tyre ato mjete e pranojnë edhe klubet.Por, zyrtarë të disa klubeve elitare të Kosovës thonë se pak punë kanë kryer me mjetet që i kanë marrë nga FFK-ja. Thonë se i kanë shfrytëzuar për blerje të rekuizitave, karantinim, përgatitje, shpenzime administrative dhe shpenzime ditore.Në fakt, klubeve të futbollit kosovar u janë rritur shpenzimet shumë pas pranimit të FFK-së në Konfederatën Evropiane të Futbollit (UEFA) dhe Shtëpinë Botërore të Futbollit (FIFA).

Është thënë se në sezonet pas pranimit, shpenzimet për një edicion kanë kaluar shifrën e gjysmë milioni euro.Një nga klubet që ka investuar më së shumti këto vitet e fundit është edhe Drita e Gjilanit.

Anëtari i këtij klubi, Valon Zymberi, thotë se mjetet e pranuara nga xhirollogaria e FFK-së i kanë shfrytëzuar në blerje të rekuizitave, karantinim dhe përgatitje për këtë edicion./Tv Malisheva

Share.