Federata e Futbollit të Kosovës (FFK) me rastin e ndeshjes së nesërme kundër Greqisë ka publikuar rregullat që qytetarët duhet t’i respektojnë që ta kenë sa më të lehtë qasjen në stadium.

Nesër me fillim nga ora 20:45, Përfaqësuesja e Kosovës zhvillon ndeshjen e dytë në kuadër të këtij sezoni të Ligës së Kombeve, ku pret në shtëpi në stadiumin “Fadil Vokrri” Greqinë, përcjellë TV Malisheva.

FFK ka bërë të ditur që rruga rreth stadiumit do të jetë e bllokuar për automjetet, ku vetëm këmbësorëve do të iu lejohet lëvizja.

Po ashtu, e pranishme do të jetë edhe Polici e Kosovës, e cila do të ketë për detyrën kontrollimin e shikuesve për të mos lejuar gjësendet e palejuara të hynë në stadium.

Më poshtë i gjeni gjërat e palejuara në stadium.

*Mjetet piroteknike

*Shishet e qelqit pavarësisht madhësisë

*Shishet e plastikës pavarësisht madhësisë

*Pijet alkoolike dhe substancat narkotike

*Ushqim i çfarëdo lloji (përveç ushqimit të fëmijëve 24 muajsh

*Ombrella

*Armë zjarri ose armë të ftohta apo cfarëdo mjeti tjetër që mund të përdoret si armë

*Sende të rënda (çanta shpine, karrige të palosshme, etj).

*Kamera profesionale dhe video kamera

*Çdo material promovues racist, ksenofobik, politik, fetar

Ata të cilët nuk posedojnë bileta nuk do ta kenë mundësinë të ofrohen tek hyrja në portat ku bëhet kontrolli dhe leximi i biletave.

Ndërkaq, nesër nuk do të lejohet as operimi me dron, në të kundërtën qytetarët mund të jenë subjekt i ndëshkimit nga organet ligjore.

TV Malisheva

Share.