Federata e Futbollit të Kosovës ka lëshuar një njoftim të rëndësishme në lidhje me agjentët e lojtarëve në Kosovë.

Aty bëhet e ditur se nga 1 tetori i këtij vitit, të gjitha agjentët duhet të pajisen me licencë të FIFA-s për ta ushtruar këtë profesion.

Ky është njoftimi i plotë i FFK-s:

Njoftohen të gjithë agjentët e lojtarëve, se nga janari 2023 kanë hyrë në fuqi rregullat e reja për agjentët e lojtarëve.

Që nga 1 tetori 2023, çdo individ që ofron shërbime agjenti për një klient duhet të ketë licencën e lëshuar nga FIFA në përputhje me FFAR.

Për t’u pajisë me këtë licencë, duhet të përfundohet provimi online i organizuar nga FIFA që do të mbahet në shtator 2023.

/TV Malisheva

Share.