Kupa e Botës U17 e planifikuar për në nëntor të këtij viti nuk do të zhvillohet në Peru. Kjo për shkak se infrastruktura atje nuk është gati, prandaj tani FIFA duhet të kërkojë një mikpritës të ri të këtij evenimenti.

Jy vendim vjen vetëm pesë ditë pas tërheqjes së Kupës së Botës U20 që duhet të zhvillohej në Indonezi. Federata botërore e futbollit njoftoi se Peruja nuk do të presë turneun U17 të planifikuar nga 10 nëntori deri më 2 dhjetor.

FIFA e justifikoi këtë vendim duke thënë se Peruja nuk ishte në gjendje të përmbushte angazhimet e saj për të kompletuar infrastrukturën e nevojshme për të pritur këtë kampionat. Kjo vjen si befasi pasi Peruja ishte planifikuar tashmë të priste edicionin e vitit 2021, i cili u anulua për shkak të pandemisë.

/TV Malisheva

Share.