Ka filluar të zhvillohet minuta e parë në dy ndeshjet e programit të sotëm të Superligës së Kosovës, të vlefshme këto për xhiron e 23.

Momentalisht, kampioni aktual Prishtina është duke zhvilluar ndeshje kundër Dukagjinit, ku “Plisat” synojnë të gjejnë fitoren pas katër ndeshjeve me rezultate të dobëta.

Ndërkaq, krahas këtij takimi do të zhvillohet edhe përballja mes skuadrës së Malishevës dhe asaj të Feronikelit.

Ndeshjet e programit të sotëm të Superligës së Kosovës i gjeni më poshtë.

13:00 Dukagjini – Prishtina

13:00 Malisheva – Feronikeli

/TV Malisheva

Share.