Pozherani do të bëhet me një tjetër stadium. Krahas zhvillimit të punimeve në stadiumin kryesor “Ibrahim Kurteshi”, Komuna e Vitisë ka njoftuar se ka nisur punimet për ndërtimin e stadiumit ndihmës në lagjen e “Muhaxherëve”, raporton Gazetasheshi.com.

Ky stadium pritet të jetë në shërbim të Klubit Futbollistik “Vllaznia” nga Pozherani dhe të lokaliteteve për rreth.

Përndryshe edhe përfaqësues të KF “Vllaznia” nga Pozherani ka mirëpritur ndërtimin e stadiumit ndihmës dhe të stadiumit “Ibrahim Kurteshi” në Pozheran ku për këtë të fundit ata kanë vizituar edhe punimet që janë duke vazhduar në ndërtimin e stadiumit por edhe punimet në ndërtimin e një objekti në të cili do të shërbej si zhveshtore dhe zyre për Klubin Futbollistik “Vllaznisë” Pozheran.

Ndryshe Vllaznia dhe klubet e tjera nga ky rajon ndeshjet janë duke i zhvilluar në fushën me bari sintetik në Sadovinë të Jerlive.

 

Share.