Të shtunën luhen ndeshjet gjysmëfinale të Kupës së Republikës së Kosovës në hendboll në konkurrencë të femrave.
Istogu – Ferizaj, Vushtrria – Prishtina janë dy gjysmëfinalet e këtij viti.
Kurse, finalja e madhe e Kupës së Kosovës në hendboll për femra pritet të zhvillohet me tifozë.
Kështu ka bërë të ditur faqja zyrtare e KHF Istogut në postimin e fundit.
“Finalja e Kupës së Kosovës do të zhvillohet me shikues, duke iu përmbajtur të gjitha masave të parapara në luftë ndaj përhapjes së COVID-19, e obligueshme për shikuesit është bartja e maskës dhe dorëzave.
Pra një lajm mjaft i mirë për të gjithë ju sportdashës pasi që nesër finalen e madhe të Kupës së Kosovës në hendboll mund ta shikoni nga afër.
Finalja e Kupës së Kosovës do të zhvillohet nesër (e diel), në pallatin e rinisë dhe sporteve në Prishtinë, me filllim nga ora 17:00.”, shkruan faqja zyrtare e KHF Istogut në postimin e fundit./ Tv Malisheva